Trajneri i Liverpulit, Arne Slot, këmbëngul se skuadra e tij do të luajë finalen e dytë të javës ndaj PSG-së brenda një jave, pasi fituan të parën kundër Sauthemptonit në kampionat.
“Reds”-at luajnë një ndeshje vendimtare me PSG-në sot në 1/8-tat e Champions-it, ndërsa në fundjavë mund të fitojnë edhe kompeticionin e parë sezonal, Kupën “Karabao”, nëse mundin Njukasëllin në “Uembli”.
“Shpresoj që të luajmë më mirë sesa në ndeshjen e fundit. Kjo do të jetë një javë vendimtare për ne. E patë se çfarë ndodhi në ndeshjen e parë në Paris. Ne duhet të bëjmë një hap më shumë. Ishim me fat në Paris dhe fati nuk të ndihmon gjithnjë. Ne besojmë tek tifozët tanë. E dimë forcën që na jep ‘Anfield’. Do të kemi nevojë për ta që nga fillimi deri në fund. Na duhet një paraqitje, e kundërta e asaj që bëmë në ndeshjen e vajtjes”, tha trajneri holandez
PANORAMASPORT.AL