Monday, 4. May 2026
Sport

Llapi barazon me Dritën

GS 01/09/2025 1 Min. Lesezeit

Është mbyllur pa fitues ndeshja e fundit e xhiros së tretë në Superligën e Kosovës në futboll.

Dueli mes Llapit dhe Dritës, i luajtur të hënën në Podujevë, ka përfunduar me rezultatin 1:1.

Të dy golat janë shënuar në pjesën e parë, me Kushtrim Shabanin që kaloi Llapin në epërsi në minutën e 60-të dhe Kristal Abazajn që barazoi në minutën e 80-të për t’ia siguruar një pikë Dritës.

Për Dritën, kjo është pika e parë në sezonin e ri pas dy ndeshjeve të luajtura, pasi në xhiron e parë ka pësuar nga Ferizaj.

Ndërkohë, Llapi që ka një ndeshje më shumë të luajtur ka tubuar dy pikë pas dy barazimeve dhe një disfate.

 

Teilen: