• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Llapi e Ismet Munishi ndëshkohen me para, FFK-ja ua tërheq vërejtjen

05/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ismet Munishi është ndëshkuar me 1000 euro për ofendimin dhe reagimin e tepruar ndaj gjyqtarëve të ndeshjes, në duelin Malisheva – Dukagjini. Mundshi si trajner i Dukagjinit, pati edhe duele verbale me lojtarët kundërshtarë, për çka është ndëshkuar me gjobë dhe i është tërhequr vërejtja për rastet e ardhshme.

“Gjatë ndeshjes ka reaguar në mënyrë të pahijshme ndaj vendimeve të gjyqtarit, duke e fyer dhe ofenduar si dhe ofendon lojtarin kundërshtar . Kjo sjellje bie ndesh me etikën sportive dhe rolin edukativ të trajnerit (pedagogut, edukatorit).(RECIDIVIST) Sipas xhirimit televizive te ndeshjes Malisheva-Dukagjini. Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 1000 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.
Kryetrajnerit të KF “ Dukagjini“ , Ismet Munishi i shqiptohet masa disiplinore Vërejtja e Fundit para suspendimit kohor”, shkruan në vendimin e Komisionit Disiplinor dhe të Etikës, pranë FFK-së.

Me 2 mijë euro është ndëshkuar edhe skuadra e Llapit për shkak të ndërprerjes së ndeshjes për disa minuta nga tifozët vendës, të cilët kanë ndezur mjete piroteknike.

“FC “Llapi”: Lëshime në organizimin e ndeshjes,në minutën e 53-të të ndeshjes Llapi –Drita, tifozët e skuadrës vendase kanë ndezur mjete piroteknike (tymues), të cilat kanë penguar vazhdimin normal të lojës. Si pasojë, gjyqtari është detyruar ta ndërpresë përkohësisht ndeshjen për 2 minuta, deri në shpërndarjen e tymit të zi nga hapësirat e stadiumit. Sipas raportin e delegatit të ndeshjes dhe xhirimeve televizive ne ndeshjen Llapi-Drita. Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C dhe neni 18 paragrafi 2 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 2000 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm”.

Next Post

Kompletohen çiftet e së tetës së finales, të EuroBasket 2025

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.