Llapi i ka vazhduar kontratën mesfushorit Besar Musolli, i cili do të luajë për skuadrën llapjane edhe për një sezon.
Pas dy largimeve të djeshme, Blendi Baftiu dhe Hamdi Namani, trajneri Tahir Batatina, po synon ta ndryshojë skuadrën dhe të mbajë lojtarët e nevojshëm në klub.
“KF Llapi ka kënaqësinë të njoftojë vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Besar Musolli edhe për sezonin 2025/26.
Musolli, një prej shtyllave të mesfushës sonë, ka qenë pjesë kyçe e ekipit në dy edicionet e fundit, duke regjistruar 68 paraqitje dhe duke dhënë kontribut të madh në fazën defanzive.
Vazhdimi i tij vjen si rezultat i përkushtimit të dyanshëm – si nga futbollisti, ashtu edhe nga klubi – për të ndërtuar suksese të reja së bashku”, ka shkruar Llapi në Facebook.