Do të zhvillohet sot gjysmëfinalja tjetër e Kupës së Kosovës ku do të ballafaqohen Llapi dhe Drenica.
Skuadra e Llapit, e drejtuar nga trajneri Tahir Batatina e sheh Kupën e Kosovës si rrugën e vetme për ta shpëtuar një sezon katastrofal pasi në Superligë ata po luftojnë për ta siguruar mbijetesën.
Drenica nga ana tjetër së fundi ka rikthyer në krye të skuadrës trajnerin Bylbyl Sokoli dhe është e etur për të shkuar së paku në finale të kësaj gare, edhe pse Llapi shihet si skuadër favorite.
Kjo ndeshje do të zhvillohet me fillim nga ora 15:00.
Ndërsa të mërkurën u zhvillua ndeshje tjetër gjysmëfinale ku Prishtina e mposhti Dritën në ndeshjen e parë me rezultat 1-0.