Tuesday, 5. May 2026
Sport

Llapi mbyllë gushtin me dy derbi

GS 20/08/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadrës së Llapit i është konfirmuar orari për dy ndeshjet e ardhshme në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Muajin gusht, Llapi do ta mbyllë me dy duele derbi përpara se kampionati i Kosovës të shkojë në pushim prej 10-të ditësh për shkak të ndeshjeve kombëtare.

Ndeshjen e radhës, atë të xhiros së dytë të Superligës, Llapi e luan të dielën në udhëtim ndaj Prishtinës, përballje kjo që nis në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndërkohë, derbin tjetër, Llapi e ka në udhëtim ndaj Dritës më datën 31 gusht me fillim në orën 16:30.

Të dielën e shkuar, ka nisur sezoni i ri në elitën e futbollit kosovar, në të cilën Llapi barazoi 0:0 në udhëtim te skuadra e Drenicës.

Teilen: