Monday, 23. March 2026
Sport

Llapi mposht Drenicën në Podujevë, në duelin e parë të Kupës

GS 10/04/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Llapit i është afruar kualifikimit në finalen e Kupës së Kosovës në futboll.

Të enjten në ndeshjen e parë gjysmëfinale, Llapi triumfoi në Podujevë 2:0 ndaj Drenicës.

Golat i shënoi në pjesën e parë, ku fillimisht Arbër Bytyqi në minutën e 29-të zhbllokoi rezultatin, përpara se Antonio Marku me autogol ta vulos ndeshjen në minutën e 36-të.

Në përgjithësi ndeshja ishte e luftuar nga të dyja skuadrat, por Llapi udhëton me komoditetin e kësaj fitoreje pas dy javësh për duelin e kthimit në Skenderaj.

Teilen: