Sunday, 16. August 2026
Sport

Llapi mposht kazakët e Jetisu

GS 26/01/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Llapit ka regjistruar fitoren e parë në Antalia të Turqisë, ku është duke e zhvilluar fazën përgatitore.

Të dielën, Llapi triumfoi me rezultatin bindës 3:1 ndaj ekipit nga Kazakistani, Jetisu.

Skuadra e Tahir Batatinës, shënoi dy gola në pjesën e parë dhe një tjetër në të dytën për ta konfirmuar triumfin ndaj Jetisus.

Arianit Hasani (28’), Landrit Rama (44’) dhe Elvir Gashijani (71’), realizuan golat e fitores kurse Arbnor Ramadani pati paraqitje të mirë, me dy asistime.

Llapi ka edhe një barazim në Antalia, pasi ditë më parë luajti 2:2 kundër Dynamo Kievit.

Miqësoren e tretë, Llapi e luan më 29 janar ku do të përballet me Wisla Krakowin e Polonisë.

Teilen: