Kanë përfunduar pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës së Kosovës në futboll, që po luhen sot në kuadër të xhiros së 11-të.
Pas 45 minutave, Llapi po avancon ndaj Prishtinës me rezultatin 1:0, falë golit të realizuar nga Edon Sadriu.
Në avantazh 1:0 është edhe Ferizaj ndaj Prishtinës së Re, me golin e Erion Sadriut.
Ndërkohë, dueli mes Drenicës dhe Dritës, ka përfunduar 0:0 pas pjesës së parë.


