Llapi i Podujevës po përgatitet për garat evropiane.
Llapjanët do të ndeshen me skuadrën e Ligës së dytë polake, Wisla Krakow, fitues i Kupës së Polonisë.
Kryetrajneri Tahir Batatina synon që të përgatit ekipin sa më mirë për rrethin e parë të Europa League.
Llapi është skuadra e parë e vendin tonë që do paraqitet në Europa League.
“KF Llapi ka udhëtuar sot në mëngjes drejt Ohrit për ta zhvilluar fazën përgatitore para sfidave evropiane.
‘Bardhekaltrit’ janë akomoduar në “Laki Hotel & Spa”, kurse pasdite kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore në stadiumin ‘Biljanini Izvori’.
Ekipi do t’i zhvilloj përgatitjet intensive në Ohër gjatë 10 ditëve në vijim, teksa ka planifikuar t’i zhvilloj edhe katër ndeshje miqësore për të cilat jeni njoftuar kohë më parë.
Pozitive për skuadrën është se Valmir Veliu është bashkuar në stërvitjet e plota me grupin e futbollistëve. kurse Granit Jashari po stërvitet ende i distancuar nga grupi, me mbikëqyrje të stafit mjekësor.
Faza përgatitore në Ohër është një hap shumë i rëndësishëm drejt përmirësimit dhe gatishmërisë për sfidat e ardhshme”, njofton KF Llapi.