Llapi ka bërë një tjetër transferim në merkaton e verës.
Skuadra nga Podujeva, solli në skuadër portierin holandez Tein Troost nga Lokeren në ligën e dytë të Belgjikës.
Troost, po ashtu është dhe produkt i akademisë së gjigantit holandez, Feyenoord në të cilën ishte pjesë nga viti 2018 deri në vitin 2023.
Holandezi, kishte luajtur në 15 ndeshje për Lokerenin në sezonin që lamë pas por që nuk arritën të riktheheshin në ligën e parë.
Teilen: