• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Llapi pëson nga Malisheva, Ballkani fiton në Drenas

04/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skuadra e Llapit nuk po arrin të kthehet te fitorja pasi ka pësuar humbje edhe në xhiron e 12-t të Superligës së Kosovës në futboll.

Të hënën, Llapi pësoi në udhëtim te skuadra e Malishevës që triumfoi me rezultatin 2:1.

Me këtë fitore, Malisheva ngrihet në kuotën e 22 pikëve dhe i prinë tabelës së bashku me Ballkanin, ekip që ka pikë të njëjta.

Në anën tjetër, Llapi mbetet i gjashti në tabelë me 15 pikë pasi regjistroi humbjen e tretë në katër ndeshjet e fundit.

Sulmuesi Valmir Berisha realizoi dy golat për Malishevën, në minutën e 8-të dhe 29-të, ndërsa golin e nderit për Llapin e shënoi Mërgim Cërnaveri në minutën e 68-të.

Fitore të hënën regjistroi edhe Ballkani, i cili mposhti Feronikelin ’74 në udhëtim me rezultatin e thellë 4:1.

Dy gola në pjesën e parë dhe dy të tjerë në të dytën, i dhanë fund dilemës së fituesit në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Bujar Shabani autogol, pastaj Sunday Adetunji, Queven Inacio dhe Bernard Karrica realizuan për Ballkanin, ndërsa golin e vetëm për vendasit e shënoi Suad Sahiti në minutën e 51-të nga penalltia.

Me këtë humbje, Feronikeli ’74 që javën e shkuar brenda 24 orëve u tërhoq dhe rikthye në Superligë, mbetet i fundit në tabelë me 3 pikë të tubuara.

Next Post

Larry Thomas, MVP i javës së tetë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.