Monday, 27. April 2026
Sport

Llapi prezanton sulmuesin Smajli

GS 31/01/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi Eduard Smajli është prezantuar te skuadra e Llapit.

Klubi llapjan ka njoftuar se 20-vjeçari së fundi ishte pjesë e skuadrës së Kukësit, ndërsa është zhvilluar si lojtar te kampioni i Zvicrës, Young Boys.

“Është kënaqësi për mua t’i bashkohem një klubi shumë të organizuar dhe me futbollistë shumë cilësor. Mikpritja ka qenë shumë e mirë si nga trajnerët ashtu edhe nga bashkëlojtarët. Po më pëlqen ambienti dhe puna që po bëhet dhe na mbetet që të punojmë dhe t’i arrijmë objektivat e klubit”, ka thënë Smajli për faqen e klubit llapjan.

Teilen: