• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Llapi reagon për deklaratat “e pabaza” të mirëmbajtësit të fushës

25/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

KF Llapi ka reaguar pas akuzave të Yusuf Yigit, mirëmbajtësit të fushës në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Yigit kishte thënë se nuk është paguar për shërbimet e tij për më shumë se një vjet e gjysmë, derisa klubi llapjan përmes reagimit në Facebook, ka bërë të ditur se e ka shkëputur kontratën me Yigit për shkak të sjelljeve të pahijshme dhe të papranueshme ndaj personelit të klubit, gjë që bjen në kundërshtim të drejtpërdrejtë me rregullat dhe normat e punës brenda KF Llapi.

Në vazhdim po e sjellim të plotë reagimin e KF Llapi

Reagim Zyrtar

KF Llapi dëshiron të sqarojë publikisht akuzat e pabaza dhe dezinformatat e shpërndara nga z. Yusuf Yigit përmes llogarisë së tij në Facebook.

Për hir të korrektësisë dhe transparencës, sqarojmë se klubi nuk ka asnjë obligim të mbetur financiar ndaj z. Yigit, pasi i njëjti është pushuar nga puna për shkelje të rëndë të kontratës së punës dhe deri në ato momente, i njëjti, është paguar sipas kontratës së punës. Vendimi për largimin e tij është marrë për shkak të sjelljeve të pahijshme dhe të papranueshme ndaj personelit të klubit, gjë që bie në kundërshtim të drejtpërdrejtë me rregullat dhe normat e punës brenda KF Llapi.

Deklaratat e tij për mospagim të pagave janë shpifje dhe përpjekje për të manipuluar opinionin publik pas largimit të tij nga detyra. Klubi ynë qëndron i përkushtuar ndaj respektimit të kontratave dhe obligimeve të tij ndaj të gjithë punonjësve, për aq kohë sa këto obligime përmbushen në mënyrë të drejtë dhe profesionale.

KF Llapi rezervon të drejtën për të ndërmarrë veprime ligjore në rast se këto shpifje vazhdojnë dhe dëmtojnë imazhin e klubit.

Ftojmë tifozët tanë të mos bien pre e dezinformatave të individëve që kanë keqpërdorur punësimin e tyre në klub për qëllime të caktuara.

Zyra për media dhe informim

25 janar 2025

Next Post

Nainggolan debuton te klubi belg, shënon gol nga korneri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.