Nënkampioni i Kosovës në futboll, Llapi është i motivuar maksimalisht për ndeshjen e kthimit ndaj Wisla Krakow në kuadër të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Evropës.
Llapi synon ti revanshohet ekipit polak për humbjen që ia shkaktoi javën e shkuar duke e eliminuar në këtë fazë të kësaj gare.
ADVERTISEMENT
Në duelin e parë në Poloni, Llapi u mposht me rezultatin 2:0 dhe ekipi i trajnerit Tahir Batatina do ta ketë një mision të vështirë para vetes në ndeshjen e dytë.
Kjo ndeshje luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, sot me fillim në orën 16:30 dhe do të jetë pa praninë e shikuesve për shkak të dënimit të UEFA-s ndaj Llapit.
Te Llapi kanë insistuar se gjatë tërë javës kanë punuar maksimalisht dhe janë të gatshëm për ta befasuar Wislan, ndonëse nuk do të jetë aspak lehtë.
Edhe për Llapin, kjo është hera e tretë rresht që paraqitet në garat evropiane, por e para që luan në kualifikimet e Ligës së Evropës.
Në dy sezonet e mëparshme, Llapi luajti në kualifikimet e Ligës së Konferencës dhe në të dy rastet u eliminua në rrethin e parë kualifikues.
Edhe nëse eliminohet nga Liga e Evropës, skuadra nga Podujeva aventurën evropiane do ta vazhdoj në kualifikimet e Ligës së Konferencës.