Tuesday, 10. March 2026
Sport

Llapi zbulon se kur i kthehet stërvitjeve

GS 01/07/2023 1 Min. Lesezeit

Përmes një njoftimi zyrtar, Llapi ka bërë të ditur ditën se kur do t’i rikthehet stërvitjeve për tu përgatitur për sezonin 2023/24 të Superligës së Kosovës.

Stërvitjet për sezonin e ri të Superligës për Llapin do të fillojnë këtë të hëne, respektivisht më 3 korrik.

Grumbullimi i parë i skuadrës do të bëhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” me fillim nga ora 18:00.

Paraprakisht mediat që do ndjekin stërvitjen e parë të ekipit duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre nëpërmjet email-it: [email protected]

Më poshtë mund ta gjeni njoftimin e plotë nga Llapi

Teilen: