Monday, 23. March 2026
Sport

Llorente polemik për arbitrimin: Ndërhyrja e Carvajal? Sikur më shtypi një tren!

GS 23/03/2026 1 Min. Lesezeit

Një ditë pas derbit mes Real dhe Atletico polemikat nuk kanë të sosur. Më i fundit që ka thënë diçka mbi këtë ndeshje konkretisht mbi arbitrimin ishte Marcos Llorente.

Lojtari i Atletico Madrid ka mbetur u zhgënjyer nga mënyra se si VAR nuk ndihmoi kryesorin kur ky i fundit vendosi që të linte të vazhdonte lojën normalisht pas ndërhyrjes energjike të Carvajal.

“Nuk kuptova asgjë, unë godita topin dhe më pas një ‘tren’ erdhi drejt meje. Nuk e dija kush ishte, nuk dija asgjë. Në fund, nëse as VAR nuk e ndihmon kryesorin nuk di çfarë të them. Në një ndeshje gjërat rrjedhin shpejt dhe në fund duhet të pranojmë vendimin e kryesorit”, tha Marcos Llorente.

Teilen: