Wednesday, 28. October 2026
Futboll

Lloris për Kane: E meritoi plotësisht “Topin e Artë”, ai nuk është thjesht “makinë” golash

GS 28/10/2026 1 Min. Lesezeit

Hugo Lloris, ish-shok skuadre i Harry Kane te Tottenham për 10 vite (2013–2023), ka përshëndetur triumfin e sulmuesit anglez, duke e cilësuar “Topin e Artë” 2026 një vlerësim plotësisht të merituar. “Jam i lumtur për të. Është fantastike të shohësh një ish-shok skuadre që fiton ‘Topin e Artë’ në qytetin e tij, në Londër”, – deklaroi portieri francez për “L’Équipe”.

Kane fitoi çmimin prestigjioz, duke lënë pas Kylian Mbappé, Lamine Yamal, Rodri, Lionel Messi dhe Khvicha Kvaratskhelia.

Lloris vlerësoi aftësitë e gjithanshme të sulmuesit të Bayernit: “Ai zotëron një gamë të jashtëzakonshme cilësish, të cilat i ka zhvilluar vit pas viti. Sot di të bëjë gjithçka; pasime të shkurtra, topa të gjatë, ndërhyrje dhe rikuperime mbrojtëse. Ndoshta është lojtari më i mirë brenda zonës së rreptësisë”.

Ai theksoi gjithashtu profesionalizmin dhe modestinë e Kane: “Nuk kërkon vëmendjen e të tjerëve. Ia detyron këtë ‘Top të Artë’ profesionalizmit dhe përulësisë. Është një shembull për sportin tonë. Ai nuk është vetëm një makinë golash.”

 

Teilen: