• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lobotka-Çalhanoglu, titulli vuloset në kabinën e regjisë! Mesfushorët janë truri i Kontes dhe Inzagit

01/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Napoli dhe Interi kanë në mendje vetëm fitoren dhe shkëputjen në garën për titullin kampion.2084803895-1740752503582_169Sepse me Stanislav Lobotkën dhe Hakan Çalhanoglunë në regji, skuadrat duan që të shkruajnë një film për titullin. Është formula e kolauduar. Mendoni pak se çfarë skuadrash do të ishin dy ekipet e mësipërme pa dy mesfushorët që janë truri i skuadrës. Imagjinoni pak se sa të rëndësishëm ishin në vitet e titullit kampion. Për fatin e Inzagit dhe Kontes, Lobotka dhe Çalha do të jenë të ulur të dy në kabinën e regjisë. Nuk ishte e thënë që interisti të ishte gati, sepse në këtë vit 2025 ka pasur shumë vështirësi.

Një dëmtim pas tjetrit që duket se nuk po e linin kurrë që të ishte në formë. Çalha ka luajtur, ka gabuar dhe ka ndryshuar strategjinë. Më shumë pushim sesa minuta në fushë. Turku vjen me besim pas penalltisë së realizuar ndaj Lacios në Kupën e Italisë. Duhej për të qenë në formë. Edhe Lobotka rikthehet në këtë sfidë me besim të madh, teksa në ndeshjen e parë në “San Siro” nuk ishte në formë. Turku po ashtu shënoi në atë kohë, por humbi një penallti. Të dy kanë shansin për hakmarrje.

FORMACIONET- Interi do të luajë me formacionin tip dhe me lojtarët më të mirë në dispozicion pa portierin Zomer. Martinez do të jetë në portë, Pavar, Açerbi dhe Bastoni në mbrojtje. Dumfris dhe Dimarko janë nga krahët, ndërsa në qendër Çalhanoglu, Barela dhe Mkitarian. Përpara dyshja TuramLautaro. Napoli ka mungesa të rëndësishme, por Konte do të kërkojë të zbresë formacionin më të mirë që ka në dispozicion për këtë sfidë të rëndësishme. Mendohet që do të kalojë në skemën e tij të preferuar me 3-5-2.SDFSGGPANORAMASPORT.AL

Next Post

Dy duele të ‘zjarrta” në Superligë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.