Thursday, 14. May 2026
Sport

Locatelli rinovon me Juventusin

GS 14/04/2026 1 Min. Lesezeit

Mesfushori Manuel Locatelli do të mbetet pjesë e skuadrës së Juventusit edhe për disa sezone të tjera.

Mediumet në Itali, kanë raportuar se 28-vjeçari është pajtuar ta rinovojë kontratën aktuale edhe për dy vjet të tjera dhe ditëve në vazhdim gjithçka do të bëhet zyrtare.

Me kontratën e re, Locatelli do të jetë pjesë e Juventusit deri në vitin 2030 pasi aktualja i skadon në verën e vitit 2028.

Gjithashtu, Locatelli do ta ketë opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër, pra deri në vitin 2031 dhe ka pagë vjetore mbi 4 milionë euro.

Ai është kapiten i Juventusit këtë sezon, në të cilin ka 3 gola e 2 asistime në 41 paraqitje në të gjitha garat.

Locatelli është pjesë e Juventusit prej vitit 2023 kur iu bashkua nga skuadra e Sassuolos.

Teilen: