Një nga transferimet e Milanit në këtë merkato është edhe Ruben Loftus-Cheek i afruar nga Chelsea për shumë e 16 milionë eurove.
Mesfushori kërkon që në aventurën e tij në Serie A, të rikthejë versionin e tij më të mirë pas disa sezonesh me ulje e ngritje te Blutë e Londrës.
Në një intervistë për Gazzeta Dello Sport, 27-vjeçari britanik shprehet se është gati të ndjekë udhëzimet e trajnerit Stefano Pioli që kërkon të aplikojë një futboll agresiv.
“Në vitet e mëparshme kam luajtur në një pozicion paksa difensiv, tashmë te Milani kam më shumë lirshmëri në zonën e avancuar të fushës dhe shpresoj të shënoj më shumë. Pioli kërkon një futbollist agresiv, por edhe ofensiv në të njëjtën kohë.
Të gjithë kërkojmë të luajmë me topin dhe të jemi agresiv për ta rikuperuar shpejt atë, jemi gati t’ia plotësojmë dëshirën trajnerit.
Ndjehem shumë mirë dhe për mua Milani është një sfidë shumë e bukur. Jemi një skuadër me cilësi dhe ambienti është shumë entuziast për sezonin e ri.
Si bisedoj me Piolin? Ai që bën përkthyesin është Fikayo Tomori. Është një ndihmë e madhe për mua”, u shpreh Loftus-Cheek.