Tuesday, 24. February 2026
Sport

Loftus-Cheek përfundoi me dhëmbë të thyer, Milani reklamon një penallti të munguar

GS 23/02/2026 1 Min. Lesezeit

Mesfushori anglez e pësoi keq në përplasjen me portierin kundërshtar. Thyerje dhëmbësh dhe të kockës alveolare. Klubi kuqezi pretendon se iu mohua një penallti.

Për pak çaste të gjithë u shtangën. Goditja e portierit Corvi në fytyrën e Loftus-Cheek në minutën e 9-të të Milan-Parma i frikësoi të gjithë. Lojtari anglez doli jashtë me barelë, me qafore dhe një të çarë të dukshme.

Mesfushori i Milanit u transportua në spital për kontrolle të detajuara dhe ekzaminimet përjashtuan traumën e kafkës. Loftus-Chek kishte pësuar frakturë të dhëmbëve dhe të nofullës.

Pasi kaloi frika për lojtarin, në klubin kuqezi u rrit zemërimi për atë kontakt që nuk u vlerësua nga arbitri. Pas krosit të Saelemaekers, Valeri pastroi zonën e Parmës, duke nxjerrë jashtë loje portierin Corvi, që më pas goditi Loftus-Cheek.

Në këtë lloj dinamike, goditje në fytyrë e kundërshtarit, më parë janë akorduar penallti. Për këtë episod, më shumë se për golin e kontestuar të Parmës, drejtuesit e Milanit ngritën zërin pas ndeshjes.   

Teilen: