Monday, 9. March 2026
Sport

Loftus-Cheek zbarkon në Itali, do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me Milanin

GS 29/06/2023 2 Min. Lesezeit

Ruben Loftus-Cheek ka mbërritur në Itali, ku sot do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me Milanin për transferimin prej 21 milionë eurosh nga Chelsea.

Sipas raportimeve në Itali, 27-vjeçari anglez zbarkoi në aeroportin e Milanos mbrëmë vonë, përcjellë lajmi.net.

  

Dy klubet ranë dakord për një marrëveshje me vlerë rreth 21 milionë euro me bonuse dhe shtesa të ndryshme.

Jo vetëm që kjo është hera e parë që Loftus-Cheek ka një përvojë profesionale jashtë vendit, por është edhe klubi i tij i parë jashtë Londrës.

Ai pati 33 paraqitje konkurruese për Chelsean këtë sezon, duke kontribuar me dy asistime.

Kontrata e tij do të skadonte në qershor 2024, por skuadra e ‘Stamford Bridge’ kishte gjithashtu një opsion për ta vazhduar për një vit tjetër.

Loftus-Cheek do të bashkohet me kolegun anglez Fikayo Tomori në ‘San Siro’.

Kjo nuk është e vetmja marrëveshje e bërë sot për Milanin, pasi raportohet se ata kanë rënë dakord edhe për një kontratë pesëvjeçare me Luka Romeron, i cili është lojtar i lirë pas largimit nga Lazio./Lajmi.net/

  


Teilen: