Shtatë gola në sezon (5 kampionat dhe 2 në Europë) për Ruben Loftus-Çik që ka shkërmoqur statistikat personale të cilit e shihnin protagonist të tre golave në katër sezonet e fundit. Me Milanin ai po kalon sezonin më të mirë të karrierës në raportin prezenca gola, teksa edhe për skuadrën ndikimi i tij ka qenë i mrekullueshëm. Përpara ndeshjes me Monzën, ka qenë pikërisht anglezi që ka folur për mediat.
Dukeni më i lumtur kur luani, apo është thjesht ide sepse keni shënuar shpesh së fundmi?
Forma ime po përmirësohet dhe mendoj se jam gjithmonë e më i lirë në fushë. Dua të vazhdoj të argëtohem me shokët dhe kjo më lehtëson shumë paraqitjet.
Si i shpjegoni kaq shumë gola?
Është fryt i punës me trajnerin. Së fundmi po luaj më afër zonës së rreptësisë dhe po mundohem të jem sa më shumë vendimtar. Uroj të vazhdoj kështu.
Dy golat ndaj Ren sikur janë sinjal kualifkimi?
Misioni ende nuk është kryer. E dinim se duhej të fitonim që edhe të mos vuajmë shumë në ndeshjen e dytë. Ishte një fitore e rëndësishme, por jemi vetëm në gjysmë të rrugës. Tani vëmendja jonë shkon te Monza.
Në rregull, por gjatë vitit 2024 nuk po vuani kurrë?
Në fakt kemi bërë disa paraqitje të mira dhe në shumicën e ndeshjeve kemi qenë në kontroll të lojës dhe të topit. Kur shënon i pari, jemi më të qetë dhe luajmë më me lehtësi.
A është ky pozicioni juaj i preferuar?
Kam luajtur në role të ndryshme, ky pozicion është ai që preferoj sepse jam më afër portës. Isha i lirë dy herë dhe shënova dy gola.
Sa gola doni të shënoni?
Nuk është e rëndësishme të mendosh për numrin e golave në fund të sezonit, mendoj vetëm për ndeshjen e radhës dhe pastaj do të shohim.
Statistikat thonë se Milani ka vetëm 5 për qind shanse të fitojë Ligën e Europës…
Kemi cilësi për ta fituar, por aktualisht kemi thjesht një avantazh të mirë në ndeshjen e kthimit ndaj Renit.
Pioli predikon qetësi, ndërkohë që Leao thotë se beson te titulli. Ju me cilin jeni?
Të dy kanë të drejtë në mënyrën e tyre. Është shumë herët si për kampionatin ashtu edhe për çdo gjë tjetër. Ne duhet të punojmë për ndeshjen ne Monzën. Tri pikë të dielën janë i vetmi objektiv që duhet të ndjekim. Nuk ia vlen të bësh plane, por kjo nuk do të thotë se na mungon ambicia.
PANORAMASPORT.AL