Truproja e Lionel Mesit, Jasin Çeuko, është ofruar për t’u ndeshur në ring me Logan Paul, Youtuber i famshëm i cili është kthyer në boksier dhe luftëtar të WWE. Një përgjigje ndaj ftesës së Paul për të sfiduar në ring Mesin, si mënyrë për të zgjidhur çështjen ligjore mes të dyve.
Gjithçka lindi pasi Paul dhe Mesi konkurrojnë në tregun e pijeve energjike me një produkt të ngjashëm. “Mas+” e Mesit e cila doli në treg në vitin 2024, duket e ngjashme me atë “Prime” që Paul dhe partneri i tij KSI kanë nxjerrë në treg që në vitin 2022. Të dy produktet janë të ngjashëm edhe në dizajn dhe “Mas+” e hodhi në gjyq “Prime”, duke i akuzuar se po i detyron të ndryshojë model. “Prime” u kundërpërgjigj me një padi duke e akuzuar për vjedhje të së drejtës së autorit, ndërsa 29-vjeçari Paul iu drejtua publikisht Mesit duke e ftuar për një zgjidhje në ring.
“Vëlla, ti na kopjove. Të gjithë e panë, Ata e panë se çfarë bëre. Të gjithë e shohin dhe më pas në na hodhën në gjyq. Prit pak, çfarë? Kjo nuk është drejtësi. Ndaj qartësisht edhe ne e hodhëm në gjyq. Nëse nuk mund të mposhtësh më të mirët, duhet të jesh më i miri. Por kjo është e paligjshme. Është shkelje e të drejtës së autorit. E cilësojmë përgjegjës. Por përtej shakave, unë do të marr në konsideratë tërheqjen nga padia nëse ndodh një ndeshje Logan Paul kundër Mesit. Do të takohemi në ring vëlla”, ishin fjalët e Youtuberit.
Kësaj ftese i ka kthyer përgjigje Jasin Çeuko, i cili është bërë i famshëm për mënyrën se si mbron Mesin me ndërhyrjet e tij edhe në fushën e lojës. “Mesi as nuk e di se kush është ky tipi. Nëse Logan do me të vërtetë një ndeshje, ai mund të duelojë me mua, jo një futbollist”, tha 34-vjecari.
PANORAMASPORT.AL