Mbërritën të parët.
E edhe veshjen e kishin të gjithë të njëjtë.
Është ky ekipi i cili do ta përfaqësojë Kosovën në lojërat mesdhetare Taranto 2026 në Itali.
Të cilat do të zhvillohet nga 21 gushti deri më 3 shtator 2026, duke mbledhur mbi 20 shtete pjesëmarrëse nga rajoni mesdhetar.
Ku për herë të parë Kosova në volejboll do të përfaqësohet me të dyja kombëtaret, atë të meshkujve dhe të femrave.
Në ceremoninë e mbajtur këtë të diel në Prishtinë, u prezantuan gjithë sportistet që do ta bëjnë përfaqësimin e Kosovës
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës ngriu lartë 163 sportistët garues.
Në Taranto, Kosova do të jetë më e madhe se kurrë më parë në Lojërat Mesdhetare. Do të jemi 163 me 87 meshkuj, 76 femra, të cilët do të garojnë në 21 sporte. Ky është delegacioni më i madh i Kosovës në historinë e pjesëmarrjes sonë në ngjarjet më të mëdha sportive. Por ka edhe një tjetër shifër që meriton të theksohet këtu, sepse për herë të parë Kosova do të paraqitet me katër sporte ekipore: futboll, volejboll, hendboll dhe basketboll 3×3.
E së kjo është një mundësi e artë për Kosovën e tha edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti.
Pas secilës medalje, secilës fitore dhe çdo flamuri të Kosovës që është ngritur në arenat ndërkombëtare, qëndrojnë vite pune, sakrifice, disipline dhe besimi. Këto janë vlera që sporti i kultivon më së miri dhe të cilat i duhen shoqërisë sonë. Sportistët tanë kanë dëshmuar se, pavarësisht madhësisë së vendit, mund të kemi rezultate të mëdha. Në garat më të rëndësishme ndërkombëtare, ata kanë bërë që emri i Kosovës të dëgjohet, flamuri shtetëror të valëvitet dhe himni të intonohet me krenari.
Ndërsa, ai që qëndron mbrapa disa prej këtyre sportivëve Driton Kuka, tha që është krenar me arritjet që po bënë Kosova në sport.
Kosova, ndonëse e vogël, me rezultate sportive është shumë e madhe, por tash edhe me organizime sportive. Kjo është shumë e rëndësishme për ne si popull, por veçanërisht e rëndësishme për komunitetin sportiv, pa u ndalur me thënë sportistëve.
E fituesja e shumë medaljeve në lojëra olimpike Laura Fazliu u shpreh që do japin maksimumin në këto lojëra.
Është nder i madh për mua ta përfaqësoj Kosovën në Lojërat Mesdhetare për herë të tretë.
Ne si garues, qëllimi ynë është, si çdo herë tjetër, ta ngremë flamurin e Kosovës sa më lart. Prandaj, në emër të ekipit, ju premtoj se do ta përfaqësojmë shtetin tonë të Kosovës sa më mirë që mundemi. Jemi përgatitur shumë për këto lojëra dhe besoj shumë që do të kthehemi me medalje
Në fund u bë edhe dorëzimi i flamurit të Kosovës nga kryeministri Albin Kurti.
Ndryshe në vitin 2030 Kosova do të jetë nikoqire e lojërave mesdhetare.