Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka shkruar historinë, duke fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare, Taranto 2026 në peshën deri në 60 kg.
Në finalen e transmetuar drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, Sadiku ka mposhtur me rezultatin 4-0 serben Kristina Kuluhova.
Sadiku i dhuron Kosovës medaljen e parë të artë në këtë Lojëra Mesdhetare.
Teilen: