Wednesday, 13. May 2026
Sport

Lojërat Olimpike, Franko Burraj del i dyti në garën e 100 metrave, kualifikohet për në finale

GS 03/08/2024 1 Min. Lesezeit

Sot është dita e 8-të e Lojërave Olimpike të Parisit dhe është radha e atletikës për të garuar.

Atleti shqiptar Franko Burraj garoi sot në disiplinën 100 metra, në “Stade de France”, në baterinë e tretë kualifikuese për raundin paraeleminator.

Burraj e përfundoi garën në vendin e dytë, duke u kualifikuar për në fazën finale.

Ndërkohë që nesër është rradha e Luiza Gegës, e cila do të garojë në disiplinën 3000 metra me pengesa.

Teilen: