• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lojërat Olimpike/ Japonia fiton me “manita”, Iraku shtang Ukrainën

24/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ashtu siç ishte programuar kanë përfunduar edhe dy sfida të tjera, të vlefshme për xhiron e parë të fazës së grupeve, të dispilinës së futbollit, në Lojërat Olimpike, ku ka ardhur edhe surpriza e parë.

Iraku ka arritur një fitore të madhe me përmbysje ndaj Ukrainës, duke shtangur 59,186 të pranishmit, në “Parc Olympique Lyonnais”, të Lionit.

Aymen Hussain e Ali Jassim ishin autorët e golave për irakenët në minutat 57’ e 67’, gola që përmbysën avantazhin e “Verdhebluve”, të siguruar në minutën e 53’-të, të sfidës nga “fantazisti” Valentym Rubchtnskyi.

Falë kësaj fitoreje, Iraku pozicionohet në vendin e dytë të Grupit B, me 3 pikë sa Maroku i vendit të parë, ndërsa Ukraina vendoset në vendin e fundit me 0 pikë, po aq sa Argjentina.

Në përballjen tjetër të orës 19:00, “Samurait Blu” japonezë kanë mundur me “manita” Paraguajin, duke arritur të shënojnë plot 5 herë në portën kundërshtare.

Serinë e golave e hapi 21-vjeçari Shunsuke Mito, i cili realizoi një dopietë në minutat 16’ e 63’, për të vazhduar me Yamamoto, në minutën e 70’-të të sfidës e për të mbyllur gjithçka me sulmuesin Shota Fujio, i cili realizoi dy golat e fundit në minutat 82’ e 87.

Falë kësaj fitoreje Japonia merr vendin e parë në Grupin D, teksa do të presë përfundimin e sfidës Izrael-Mali, për të mësuar përfundimisht renditjen në këtë grupt, pas xhiros së parë të sfidës, por me këtë fitore të thellë të aziatikëve vështirë se mund t’ia marrë ndonjë skuadër fronin, të paktën momentalisht. /i.m /abcnews.al

Next Post

“E pabesueshme”, Lionel Messi reagon ndaj skandalit të ndeshjen Argjentinë – Marok në Olimpiadë!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.