Tuesday, 24. March 2026
Sport

Lojërat Olimpike/ Mundësja indiane humb finalen për 100 gramë

GS 07/08/2024 1 Min. Lesezeit

Mundësja nga India, Vinesh Phogat, finaliste në disiplinën e stilit të lirë deri në 50 kg, është pezulluar nga kjo garë pasi ka dështuar të kalojë testin e peshës.

Mëngjesin e sotëm mundësja është peshuar dhe ka rezultuar 100 gramë më shumë se pesha e lejuar.

Ajo do të ndeshej me amerikanen Sarah Hildebrandt në finale. Indiania kishte një rekord pozitiv me amerikanen pasi e kishte mundur shpesh herë në përballej direkte, por kësaj here ka humbur duelin pa e zhvilluar atë.

 

Teilen: