• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lojërat Olimpike/ Parisi gati për Olimpiadën, këtë edicion marrin pjesë 206 shtete me 10 714 sportistë në 32 disiplina

25/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë mbetur fare pak orë.

Do të nisin këtë të premte Lojrat Olimpike Verore, me mikpritje në Paris, dhe me një ceremoni të veçantë.

Hapja e Olimpiadës do të bëhet në lumin e famshëm të Senës këtë të premte në orën 19:30, me një seri varkash, ndërsa do të kremtohet një përvjetor i veçantë, ku mbushen 100 vjet që nga Olimpiada e mbajtur në kryeqytetin e Francës në 1924.

Po ashtu, mbushen 100 vjet që nga krijimi i Lojrave Olimpike Dimërore, me vendin krenar evropian që numëron plot 6 Olimpiada gjithsej, tre verore e tre dimërore.

Padyshim që Parisi është gati dhe pjesa më e madhe e garave do të mbahen në qytet dhe në metropol, ndonëse do të ketë ndeshje hendbolli në Lilë, ndeshje futbolli në Marsejë dhe gara me varka në Polinezinë Franceze, që është gati 16 000 km larg kryeqytetit.

Këto Lojra janë të 33-at në histori.

Në Olimpiadë do të marrin pjesë 206 shtete me 10 714 sportistë të ndarë në 32 sporte dhe 329 gara gjithsej.

Franca pritet të shpenzojë 9 miliardë euro për organzimin, ndërsa gjatë periudhës së garave do të shërbejnë 45 000 vullnetarë të rekrutuar jo vetëm nga vendi, por edhe nga e gjithë bota. /i.m /abcnews.al

Next Post

Dëmtimet po i shkatërrojnë karrierën, fati i keq nuk i ndahet Ansu Fati

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.