Lojrat Olimpike Dimërore 2026 një ekskluzivitet i Rrjetit të Radio Televizonit Shqiptar nisin sot me ceremoninë e ndezjes së pishtarit në Malin e Olimpit.
Edhe pse nga starti i garave na ndajnë pak më shumë se dy muaj ditën e sotme në Greqi do të mbahet ceremonia e ndezjes së pishtarit, i cili do të mbërrijë në Romë dhe më pas do të shkojë në Milano nëpërmjet një stafete të formuar prej 10.001 personash, të cilët do të dërgojnë zjarrin olimpik në “San Siro”.
Kushtet atmosferike në Greqi kanë shtyrë organizatorët që të mbajnë në një sallë të mbyllur këtë ceremoni. Kjo është hera e parë që prej 1967-ës (Grenoble 1968) së largët që pishtari i Lojrave Olimpike Dimërore do të ndizet brenda ambienteve të muzeut arkeologjik.


