• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lojtar i preferuar te Milani, Reijnders: Zot të fatit tonë, japim maksimumin në Kupë dhe kampionat

08/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tizhani Reijnders, me 45 prezenca, është ndër lojtarët më të përdorur të Milanit në këtë sezon. Si Fonseka më parë, ashtu edhe Konseisao pas tij, nuk kanë hequr kurrë dorë nga holandezi, i cili e ka shpërblyer besimin me 13 gola dhe katër asiste në të gjitha kompeticionet.

reijnderss

I kontaktuar nga mediat e vendit të tij, mesfushori ka dhënë disa deklarata për momentin që po kalon ai vetë dhe kuqezinjtë. “Në ndeshjen e fundit me Fiorentinën barazuam, por e nisëm keq sfidën, duke falur dy gola.

Çdo ndeshje gjendemi në disavantazh dhe arsyet janë nga më të çuditshme. Edhe në kaq ditë distancë nuk arrij të kuptoj se si mundëm të bëjmë gabime aq naive. Tani nuk na ngelet asgjë tjetër përveçse të punojmë për të mbyllur sa më mirë sezonin”, deklaroi 26-vjeçari. Pikërisht ndeshjet e mbetura në kampionat dhe Kupën e Italisë janë shqetësimet në botën kuqezi, sepse një kualifikim më Europë mund të kalojë pikërisht nga trofeu i vogël.

Lidhur për këtë aspekt, Reijnders tha: “E kemi pasur shpesh të vështirë, por duhet të vazhdojmë të luftojmë për këtë klub dhe të fitojmë sa më shumë ndeshje, ato që mbeten dhe sidomos atë gjysmëfinale kundër Interit në Kupë. Nuk di çfarë të shtoj. Tani ajo që duhet të bëjmë, është të rigrupohemi, e përsëris se nuk mund të gabojmë në qasjen tonë ndaj ndeshjeve si ajo me Fiorentinën. Kemi edhe sfidën me Interin, ndaj mund të themi se jemi të zotët e fatit tonë”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Live: Reali apo Arsenali? Bayerni në presion të Interit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.