Monday, 25. May 2026
Sport

Lojtar legjendar te Reali, Luka Modriç feston rekordin e ri me asistin e fitores

GS 20/10/2024 1 Min. Lesezeit

Luka Modriç është zyrtarisht nga dje lojtari më i vjetër që luan në një ndeshje zyrtare të Real Madrid. 39 vjeç dhe 40 ditë është rekordi i kroatit, që u aktivizua si zëvendësues gjatë pjesës së dytë.

modric vinicius

Modriç rezultoi zëvendësim i artë për Ançelotin, pasi tre minuta pas aktivizimit asistoi për Vinicius që shënoi golin e fitores. Reali ia doli të fitojë 1 me 2 në transfertën e Selta Vigos.

Ndërkohë kjo ishte dhe ndeshja e 250 për Modriç me fanellën e Realit në La Liga. Një lojtar që po bën mirë dhe në fundin e karrierës së tij.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: