Friday, 17. July 2026
Sport

Lojtarët e Interit shpërblehen/ Calhanoglu mesfushori më i mirë i Serie A, Bastoni mbrojtësi më i mirë

GS 24/05/2024 1 Min. Lesezeit

Hakan Calhanoglu ka pasur sezonin e tij më të mirë tek Inter, ku përveç trofeut të Scudetto, ka bërë edhe një paraqitje fantastike si organizatori i skuadrës zikaltër.

Për këtë fakt, “magjistari” turk ka fituar çmimin si mesfushori më i mirë i Serie A.
Jo vetëm kaq, por edhe Alessandro Bastoni është shpërblyer. Qendërmbrojtësi italian ka pasur gjithashtu një sezon magjepës e fanellën e Interin, ku është shpallur si mbrojtësi më i mirë i Serie A për këtë sezon.

Përsëri në radhët e Interit, Simone Inzaghi fitoi çmimin si trajneri i sezonit në Itali./h.ll/abcnews.al

Teilen: