• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Lojtarët e mi po bëjnë menaxherin”, Sauthgejt kritikon të tijtë: E kanë mendjen te merkatoja e verës

19/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Anglia do të tentojë të ruajë hapin e saj perfekt të kualifikueseve të “Euro 2024” kur të presë sot Maqedoninë e Veriut në “Old Trafford” në ndeshjen e katërt të kombëtares së “tre luanëve” në Grupin C. Ishullorët fituan 4-0 në Maltë të premten, ndërsa ballkanasit vuajtën një humbje 3-2 kundër Ukrainës.

sauthgejt

Kritikët do të thonë se bëhej fjalë për një kundërshtar modest, por optimistët do të përpiqen të nxjerrin në hap paraqitjen e shkëlqyer të Trent Aleksander-Arnoldit në mesfushë, i cili shënoi edhe një gol spektakolar në stadiumin “Ta’ Qali”. Duke qenë se në “Wembley” u mbajt koncerti i këngëtarit Herri Stajls të shtunën, ndeshja e sotme u spostua në stadiumin e Mançester Junajtidit, “Teatrin e Ëndrrave”.

Në këtë atmosferë merkatoje, trajneri Garet Sauthgejt, tha me humor se lojtarët e tij në grumbullim po përpiqen të bindin shokët për t’u transferuar në klubet e tyre.

“Nuk më është dashur të them diçka. Por lojtarët po përpiqen të bindin njëritjetrin në qetësi, kështu që unë nuk mund të bëj asgjë për këtë”.

E ardhmja e mesfushorit Rajs, i cili kërkohet nga Arsenali me ngulm, mbetet mister, po ashtu është edhe ajo kapitenit Herri Kejn apo Mauntit.

“Lojtarët e dinë se fokusi është ndeshja me Maqedoninë e Veriut. Ne duhet ta mbyllim mirë këtë sesion duke fituar edhe ndeshjen e katërt dhe fituar 12 pikë. Do të jemi në një pozicion shumë komod nëse e bëjmë këtë”, nënvizoi Sauthgejt, skuadra e të cilit ka humbur vetëm 1 nga 30 kualifikueset që ai i drejton (25 fitore, 4 barazime).

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Çmimi i Madh i Kanadasë/ Verstappen dominon dhe triumfon, barazon legjendën braziliane

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.