Grupi i WhatsApp i lojtarëve të Barcelonës nuk ka pushuar sot gjatë ndeshjes mes Manchester Cityt dhe Real Madird.
Dhe asnjërit nuk i besohej se si madrilenët e Carlo Ancelottit kishin kapitulluar në atë mënyrë pa kushte përballë skuadrës së Pep Guardiolës.
Spanjollja “AS” bën të ditur se çfarë është komunikuar mes futbollistëve, të cilët gjatë gjithë kohës kanë qenë në kontakt duke u ndalur në etapat e sfidës..
“”Çfarë dajaku!”, kështu fillon shkëmbimi i mesazheve të lojtarëve të Barcelonës në grupin e WhatsApp gjatë ndeshjes”, shkruan portali i të përditshmes spanjolle.
“Disa kujtonin që kishte kaluar shumë kohë që kur ekipi ishte dorëzuar pa kushte në fushën e lojës.
Ndoshta në finalen e Superkupës”, kujtoi një prej tyre.
Por ishte e qartë që lojtarët blaugrana kishin mbetur të mahnitur me paraqitjen e “qytetarëve”, duke i bërë elozhe të çdo lloji.
Erik Garsia dhe Ferran Torres, ish-futbollistë të Sitit, i kanë dërguar mesazhe urimi ish-shokëve të tyre, ndërsa të njëjtën gjë e ka bërë edhe Xavi Hernandez duke i dërguar mesazh Pep Guardiolës për ta uruar për finalen”, shkruan “AS:” në artikullin e saj pas ndeshjes.