Futbollisti i talentuar, 17-vjeçari Elvir Gashijan, gjatë do të mbahet mend nga skuadra daneze, Brondby.
Llapi i Podujevës ka barazuar me rezultat 2:2 me Brondbyn, në takimin e kthimit të rrethit të dytë kualifikuese të Conference League.
Humbja me 6:0 në konak të Brondbyt, e ka eliminuar Llapin me rezultat të përgjithshëm 8:2.
Ballafaqimi mes Llapit dhe skuadrës daneze u luajt në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Ndeshje me kthesa në rezultat.
Në minutën e 42-të, Elvir Gashijani nga rreth 17 metra shënoi eurogol në këndin e epërm të djathtë, 1:0.
Mysafirët barazuan me golin e Yeboah në minutën e 53-të. Pastaj kaluan në epërsi me golin nga penalltia të futbollistit Omoijuanfo në minutën e 61-të.
Gashjani ka dërguar goditje të fuqishme nga 18 metra dhe topi godet tërthorësen e në shpinë të portierit Mikkelsen, duke shënuar autogol për 2:2 në minutën e 66-të. Llapi eliminohet nga garat evropiane, ndërsa Brondby kualifikohet ku do të ndeshet me Legia-n nga Varshava.