• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lojtari e thotë troç, presidenti e mohon

16/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lojtari zyrtarizon klubin e ri, por presidenti e mohon. Një “lëmsh” i tillë ka ndodhur në Portugali. Manuel Ugarte, mesfushori me tipare mbrojtëse, mbylli sezonin e dytë me Sportingun e Lisbonës.

22-vjeçari pëlqehet shumë nga PSG, por edhe klube të tjerë europianë. Ugarte, i cili numëron 8 ndeshje me kombëtaren e Uruguait, njoftoi transferimin te kampionët e Francës në një prononcim për Record.

“Jam duke pushuar që të jem në gjendje të nis në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën time te PSG.

Do të shkoj në një klub gjigant, akoma nuk arrij ta besoj”, deklaroi futbollisti latin.

Fjalë që nuk janë pritur aspak mirë nga presidenti i Sportingut të Lisbonës, Frederico Varandas, i cili mohoi akordin e shitjes së Ugartes.

“Asgjë nuk është firmosur. Janë dy klube që mund të paguajnë klauzolën prej 60 milionë eurosh.

PSG është njëri klub, tjetrin nuk e zbuloj.

Lojtari ka zgjedhur francezët, por të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë muajit korrik”, u shpreh kreu i klubit portugez.

Next Post

Mbappe tregon përse s’po e vazhdon kontratën me PSG-në

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.