Ndeshja e parë në Botëtorin e Klubeve i ngjasoi më tepër një takimi miqësor për Bayernin e Mynihut.
Bavarezët mposhtën me rezultatin tenistik 10:0 Okland Sitin.
Skuadra nga Zelanda e Re ka në përbërjen e saj lojtarë gjysmëprofesionistë, të cilët janë të punësuar në punë me kohë të plotë. Mjafton të përmendim kapitenin, që shërben si një punonjës në supermarket, apo portierin që ushtron profesionin e magazinierit.
Por pavarësisht se ishin në dijeni për nivelin e kundërshtarit, lojtarët e Bayernit nuk treguan aspak mëshirë në fushë.
Autori i 2 golave për bavarezët,
Michael Olise u pyet pas sfidës nga njëra prej gazetareve nëse ndjeu keqardhje për skuadrën kundërshtare. Por përgjigja e tij ishte e prerë: “Jo, jo”, e shoqëruar më pas edhe me një buzëqeshje.