Futbollisti, Albian Dobrunaj, ka vendosur që të kargohet nga Kosova duke e lënë pas klubin, Besa nga Irzniqi, si dhe Policinë e Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi përmes një postimi në Facebook.
Besa ka bërë të ditur se Dobrunaj ka qenë në kërkim të një jete më të mirë dhe ka emigruar në Gjermani.
Kryesia dhe stafi e lojtarët e klubit i kanë uruar shëndet e suksese atij.
“Lojtari ynë Albian Dobrunaj ka lënë vendlindjen e tij, punën e Policit të Kosovës dhe ka emigruar në Gjermani për një jetë më të mirë. Kryesia, stafi dhe lojtarët e klubit futbollistik “Besa” nga Irzniqi e falënderojmë Albianin për kontributin e tij sa ishte lojtar i yni, po ashtu Albianit i dëshirojmë shëndet dhe suksese atje”, thuhet në njoftimin e klubit./Lajmi.net/