Saturday, 28. February 2026
Sport

Lojtari i Boca Juniors dënohet për dhunë në familje

GS 02/06/2023 1 Min. Lesezeit

Sebastián Villa, lojtar i Boca Juniors, u dënua këtë të premte me dy vjet e një muaj burg për dhunë në familje.

Futbollisti u denoncua nga ish-bashkëshortja e tij, Daniela Cortés, në vitin 2020, dhe tani është shpallur fajtor nga gjyqtari i çështjes.

Sportistit 27-vjeçar, i cili nuk do të vuajë dënimin me burg, i ndalohet kontakti dhe afrimi me ish-bashkëshorten.

Duhet theksuar se Villa ka 24 ndeshje për Boca Juniors, në vitin 2023, ku ka shënuar një gol dhe tre asistime.

Teilen: