• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lojtari i Inter Miami ‘i dashuruar’ me Messin, bën tatuazh autografin e tij

08/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lionel Messi është në rrugën e tij për në Major League Soccer për t’u bashkuar me Inter Miami, duke refuzuar ofertën e një kontrate të madhe në Arabinë Saudite për t’u transferuar në Shtetet e Bashkuara.

Messi, ka vendosur lëvizjen e tij të radhës pasi u largua nga Paris Saint-Germain në fund të kontratës së tij dyvjeçare dhe konfirmoi se ai do të bashkohet me Miami, mes spekulimeve për një rikthim në Barcelonë.

  

“Kam marrë vendimin që do të shkoj në Miami”, tha Messi për gazetat ‘Diario Sport’ dhe ‘Mundo Deportivo’, përcjellë lajmi.net.

“Vendosa të largohem nga Evropa.”, ishin fjalët e argjentinasit.

Transferimi i tij në MLS bëri bujë të madhe, me portierin argjentinas i Interi Miamit, Fran Raineri që duket më i lumturi pasi i kërkoi Messit nënshkrimin e tij.

Më vonë duke postuar një foto të tatuazhit të tij të ri në ‘Instagram’, Ranieri shkroi:

“Dita më e mirë ndonjëherë. Dje përmbusha një ëndërr. E ndava fushën me lojtarët që admiroj në kombëtaren time.

“Takova idhullin tim, lojtarin më të mirë ndonjëherë, një person të jashtëzakonshëm brenda dhe jashtë fushës, modelin tim! Eksitimi për të parë ty dhe për të parë që pranove të nënshkruaje me krahun tim është i papërshkrueshëm.

“Leo përmbushe një ëndërr dhe çdo ditë që shikoj krahun tim do të kujtoj emocionin që ndjeva kur të takova.

Messi do të jetë emri më i madh që ka luajtur ndonjëherë në MLS, duke tejkaluar lojtarët si Wayne Rooney, Gareth Bale dhe David Beckham, ky i fundit një bashkëpronar i Inter Miami./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Ci_KiGdpMvV/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3ad9e22e-1892-4a56-820b-ec76be002de1

Next Post

FOTO/ Transferimi në Amerikë me kosto, Mesi paguan 9 milionë dollarë për apartamentin përrallor

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.