Një lojtari i ri do të jetë pjesë e Shqipërisë për ndeshjet e shtatorit. Më në fund një emër e ri pas shumë kohësh do të shfaqet në listën e Kombëtares tonë, për ndeshjen e shtatorit që do të zhvillojmë kundër Letonisë.
Bëhet fjalë për Tomas Guidarën, i cili do të vishet kuqezi.
Një emër i folur që në kohën e Panuçit, por atëherë lëvizja nuk do të konkretizohej për shkak se Panuci do të largohej në saj të mungesës së rezultateve.
Më pas emri i Guidarës është rishfaqur me Silvinjon dhe me Zabaletën që nuk mund t’i ikte Guidara në Argjentinë.
29-vjeçari dhe arbëreshi Guidara, luan pikërisht në Argjentinë te ekipi i Huascan.
Në konferencën për shtyp para ndeshjeve të qershorit, Silvinjo tha se po e ndiqte nga afër një lojtar në Argjentinë, pa e përmendur emrin e Guidarës.