• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Lojtari që Guardiola pagoi 50 milionë ua tregon gishtin e mesit tifozëve

31/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kalvin Phillips (28) është ndoshta dështimi më i madh në karrierën e Pep Guardiolës.

Në verën e vitit 2022 ai pagoi 50 milionë euro te Leeds për transferimin e tij te Manchester City dhe nuk u tregua aspak. Qe nga ardhja, ai ka luajtur vetëm 31 ndeshje, dhe këtë sezon bëri katër paraqitje, kështu që ishte e qartë se ishte më mirë të kërkonte një mesfushë të re. Në janar, mesfushori doli në huazim deri në fund të sezonit te West Ham, për të cilin klubi londinez pagoi shtatë milionë euro.

Megjithatë, ai nuk u imponua as në Londër. Deri më tani, ai është paraqitur në dhjetë ndeshje, por ka nisur vetëm në katër dhe ka grumbulluar gjithsej 304 minuta në fushë.

Tifozët e West Ham e cilësuan atë si fajtorin kryesor për humbjen e pabesueshme ndaj Newcastle (4:3) në ndeshjen e zhvilluar dje. Ai hyri në lojë në minutën e 69-të, kur West Ham po kryesonte 3:1, dhe Phillips fillimisht humbi një penallti në minutën e 77-të dhe më pas ishte përgjegjës për një tjetër gol të pësuar në fund.

Edhe trajneri i West Hamit, David Moyes e akuzoi indirekt si fajtor të humbjes. “Ne u përpoqëm të shtonim një tjetër mesfushor dhe nuk donim që ata të afroheshin me një gol prapa. Ky vendim nuk funksionoi,” tha Moyes.

Pas ndeshjes, Phillips u sulmua nga tifozët jashtë stadiumit ndërsa hipi në autobusin e klubit. Një fans i hodhi fjalën “i padobishëm”, të cilës ai iu përgjigj duke i dhënë gishtin e mesit.

Rënia e thellë e lojtarit që u soll në City si yll i afatit kalimtar vazhdon dhe tashmë në prag të Euro 2024 ka humbur statusin në kombëtaren e Anglisë dhe nuk është ftuar në grumbullimin e fundit.

Next Post

Meçi i Florian Markut fillon pas pak, ky televizion shqiptar e transmeton direkt

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.