Tuesday, 5. May 2026
Sport

Lojtari që po thyen çdo rekord | Lamine Yamal vazhdon shkëlqimin në Kampionatin Evropian

GS 01/07/2024 1 Min. Lesezeit

Lamine Yamal spikati në fitoren e Spanjës 4 me 1 kundër Gjeorgjisë. Sulmuesi i Barcelonës asistoi golin e dytë të iberikëve, që rezultoi dhe në përmbysjen e Spanjës.

Yamal vendosi rekord në mbrëmjen e sotme. Vetëm 16 vjeç, u bë lojtari më i ri që ka luajtur në fazën pas grupeve të Europianëve.

16-vjeçari konsiderohet dhe rreziku numër 1 i sulmit të Spanjës kundër Gjermanisë. Kujtojmë se takimi çerekfinal luhet më 5 korrik në Shtutgart prej orës 18:00.

Teilen: