Sunday, 24. May 2026
Sport

Lojtari shqiptar me Rijekën deklasojnë Hajdukun në Split, kualifikohen në gjysmëfinale

GS 26/02/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Rijekës ka befasuar të gjithë, duke e deklasuar me rezultat 3:1 Hajdukun në Split. 

Hajduku i trajnerit Gattuso është eliminuar nga Kupa e Kroacisë. 

Futbollisti Lindon Selahi është paraqitur titullar për fitoren e  madhe të Rijekës.

Selahi është zëvendësuar në minutën e 90+1.

Për Rijekën shënuan Djouahra (6′), Fruk (13′ e 51′) dhe për Hajdukun realizoi Livaja (29′).

Hajduku eliminohet e Rijeka kualifikohet në gjysmëfinale.

Teilen: