Lojtarët e Fiorentinës pësuan një disfatë ndaj Interit në finalen e Kupës së Italisë me rezultat 2:1 me “Nerazzurrët” që në fund ngritën në “qiell” trofeun.
Ndonëse kishin avantazh të hershëm, Fiorentina e humbi atë në minutën e 29-të dhe një nga fajtorët ishte futbollisti serb, Milenkoviq, shkruan lajmi.net.
Reprezentuesi serb dështoi keq në një kurth të pozitës jashtë loje për sulmuesin e Interit, Martinez që nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë më pas.
Ky gol i argjentinasit Martinez ishte edhe pika e kthesës për zikaltrit, pasi vetëm tetë minuta më pas i njëjti përmbysi rezultatin me golin e dytë.
Për dështimin e Milenkoviqit kanë reaguar edhe në Itali të cilin e kanë kritikuar jopak.
Milenkoviq është edhe pjesë e Serbisë dhe përveç gabimeve të tij në karrierë ai njihet edhe për disa gjeste josportive, si ajo ndaj Zvicrës në Kupën e Botës në Katar kur e godet mesfushorin shqiptar, Granit Xhakën./Lajmi.net/