• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lokateli pas barazimit me Xhenoan: Zhgënjim shumë i madh, por e duam ende titullin

16/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Manuel Lokateli ka dalë i zhgënjyer nga barazimi me Xhenoan, ndonëse mesfushori i Juventusit nuk kërkon që të demoralizohet për atë që është objektivi final, titulli kampion. “Është normale që të ketë zhgënjim nga ana e të gjithëve ne, sepse kishim ardhur në Xhenova për ta fituar këtë ndeshje, edhe pse rastet i patëm, por nuk i shfrytëzuam.

LOKA

Pësuam gol pas vetëm 3 minutash lojë që kishim dalë nga dhomat e zhveshjes dhe kjo nuk ishte aspak diçka e bukur, sepse tregon që diçka ka çeduar te ne në pjesën e dytë. Por tani është e kotë që të qajmë, pasi asgjë nuk kthehet më pas. Tani të nisim të punojmë për Frozinonen, sepse pas këtij barazimi nuk mund të gabojmë kurrsesi ndeshjen e ardhshme.

Titulli ia mbath nëse fiton Interi? Pikësëpari të shohim nëse Interi fiton ose jo me Lacion, por ne sido që të jetë, nuk kemi ndërmend që të heqim dorë nga ëndrra e titullit kampion. Kemi një pakt mes nesh, mes shokësh, një pakt në familje për të rikthyer Juven kampione të Italisë”, u shpreh mesfushori bardhezi.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Trepça vazhdon me fitore

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.