Monday, 13. April 2026
Sport

Lokomotiva e Moskës i cakton çmimin Mitajt

GS 29/03/2024 1 Min. Lesezeit

Interesimi i madh i Juventusit për futbollistin e krahut, Mario Mitaj ka bërë që Lokomotiva e Moskës t’i caktoj çmimin reprezentuesit të Kombëtares së Shqipërisë.

“Tuttosport” ka njoftuar të premten se Juventusi po insiston në shërbimet e 20-vjeçarit, të cilin e ka përcjell nga afër në miqësoren mes Shqipërisë dhe Kilit të zhvilluar javën e shkuar në Parma të Italisë.

Mitaj është i gatshëm për ta vazhduar karrierën në Serie A, ndërsa Lokomotiva e Moskës po kërkon rreth 10 milionë euro për ta lënë të lirë.

Mitaj tek Juventusi po shihet si pasardhës i denjë për brazilianin Alex Sandro, të cilit i skadon kontrata në verë dhe ekipi italian pritet së shpejti të bëjë ofertë zyrtare për shqiptarin.

Mitaj në vitin 2022 iu bashkua Lokomotivës nga AEK-u i Athinës dhe me ekipin nga Moska ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Mitaj ka 19 paraqitje për Lokomotivën këtë edicion, ndërsa me fanellën e Shqipërisë i ka luajtur 11-të ndeshje deri më tani.

Teilen: